Nënshkrimi i kontratës në mes të SHBA “Shkelzen Haradinaj” dhe INGconcept SH.P.K, për përfundimin e Shtëpisë Bjeshkatare në Bjeshkë të Belegut. Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian dhe Komuna e Deçanit, nga programi ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi, në mes të Komunës së Deçanit dhe asaj të Andrijevicës, ndërsa implementues është Shoqata Bjeshkatare Alpine “Shkelzen Haradinaj”-Deçan.